Telegrafi

Nesër pritet mot shumë i nxehtë në Maqedoni

Rajoni i Shkupit, Ostrogovës-Maleshevës, rajoni jugor i Vardarit dhe ai i Pellagonisë nesër do të përfshihen në temperatura të fazës së portokalltë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rekomandohet që gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik, të moshës mbi 60 vjeç, të jenë të liruar nga obligimet e punës.

Ministria e shëndetësisë gjithashtu porosit që punëdhënësit të riorganizojnë orarin e punës, për t’i ikur periudhës kohore prej 11 deri 17.

Rajoni i Pollogut dhe i Ohrit-Prespës, do të përfshihet në temperaturat e fazës së verdhë.

Qytetarët duhet të keën kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, pra të konsumojnë më tepër fruta dhe lëngje. Temperaturat pritet që të ulen të mërkurën, për disa gradë./Telegrafi/