Telegrafi

Nesër priten temperatura të larta në Maqedoni

Sipas paralajmërimeve të Entit hidrometeorologjik, në ditën e nesërme do të kemi temperatura të alarmit të verdhë në tërë territorin e vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët duhet që t’u përmbahen rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, si: mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, të mos lëvizet shumë në periudhën nga ora 11 deri ora 17, qytetarët të vishen sa më lehtë, të konsumojnë lëngje dhe ushqim të lehtë./Telegrafi/