Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së Dubravës, nesër (e martë) nga ora 11:00 deri në orën 12:00 bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në Burgun e Dubravës nga forcat paramilitare serbe.
Këshilli Organizativ i të Burgosurve të Burgut të Dubravës ka marrë përgjigje pozitive në kërkesën bërë Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në Ministrinë e Drejtësinë për të lejuar hyrjen e familjarëve të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës në hapësirat e burgut për të nderuar të burgosurit e vrarë gjatë periudhës 19-24 maj 1999.
“Njoftojmë familjarët e të vrarëve, të plagosurit dhe të mbijetuarit që të marrin pjesë në homazhet e organizuara tashmë çdo vit”, është bërë me dije në njoftimin për medie nga Këshilli organizativ i të mbijetuarve të masakrës së Dubravës. /Teelegrafi/