Site icon Telegrafi

Nesër pasdite takim i ri i komisionit “ad-hoc” për mediat

Nesër në mesditë pritet të bëhet një përpjekje e re për kompletimin e përbërjes së trupit “ad hoc” për mediat, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Anëtari i këtij trupi, Cvetan Çilimanov sot në pasdite në profilin e tij personal në rrjetin Facebook ka publikuar se takimi i ri është caktuar për nesër në ora 12.

Përpjekja e sotme për të arritur marrëveshje nuk pati sukses, ndërsa dita u përcoll me akuza të ndërsjella midis partive dhe anëtarëve të komisionit./Telegrafi/

Exit mobile version