Telegrafi

Nesër pa rrymë do të mbeten pjesë të Komunës së Karposhit, Gazi Babës, Studeniçanit dhe Kisella Vodës

Pa rrymë nesër në disa pjesë të caktuara do të mbesin shfrytëzuesit e Komunës Karposh, Gazi Babë, Studeniçan dhe Kisella Vodë.

Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas njoftimeve nga ana e EVN Maqedoni informon se, në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Borka Talleski” në Komunën Karposh dhe shfrytëzuesit e rrugëve “4”, “6”, dhe “7”, në fshatin Batinci në Komunën e Studeniçanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pa rrymë nga ora 8:30 deri në orën 10:00 do të mbeten shfrytëzuesit e Eko Klub në rrethinën e MZT-së, një pjesë e MZT-së, firma “Arilje Metal” në afërsi të trafostacionit MZT dhe shfrytëzuesit në afërsi të trafostacionit në Komunën e Gazi Babë, ndërsa prej orës 8:00 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit e rrugës ‘Bllagoja Gojan” numrat 4A, 4B, 16, 18, dhe 20 në Komunën Kisela Vodë./Telegrafi/