Disa pjesë të Karposhit, Qendrës, Petrovecit, Sarajit dhe Studeniçanit nesër për një kohë të caktuar do të jenë pa energji elektrike për shkak të punëve në rrjetin përçues elektrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza, energji elektrike nga ora 8:00 deri në ora 11:30 nuk do të kenë objektet e kompleksit gjykata dhe Arkivi historik, 8:30 deri në orën 12:30 shfrytëzuesit e një pjesë të rrugës |Atinska”, nga ora 8:30 deri në orën 12:00, shfrytëzuesit e fshatit Ciflik, nga ora 8:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e rrugës “Maqedonia”, nga ora 9:00 deri në orën 13:00, shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Gërçec, nga ora 9:00 deri në orën 13:00, shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Vanço Mickov” dhe nga ora 10:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Moranë./Telegrafi/