Telegrafi

Nesër organizohet për herë të parë “Roll Fight Night” në Kosovë

Aktivitete të shumta dhe organizime pafund po shënohen në vendin tonë për të bërë një verë të paharruar.

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po mbahen gjatë këtij sezoni të nxehtë veror një i tillë do të organizohet edhe të premten e 19-të gushtit.

Për herë të parë në Kosovë do të mbahet “Roll Fight Night” e organizuar nga shkolla e kickbox-it “IPPON” dhe baba i birrës, Lasko.

“Roll Fight Night” mbahet më 19 gusht (e premte) në Sallën e Sportit “Valon Begolli” (ish-Kosharka) në Pejë me fillimi nga ora 19:00.

Përveç birrës Lasko do të ketë edhe pije të tjera pa limit dhe një ‘after-party’ me DJ Rudin që do të mbahet në “Zone Club”.

Bëhu pjesë e eventit më të nxehtë këtë verë ‘live’ ne OCTAGON në qendër të qytetit të Pejës.