Site icon Telegrafi

Nesër nis eliminimi i brejtësve në Komunën e Prishtinës

Nesër Komuna e Prishtinës do të fillojë zbatimin e projektit të deratizimit vjeshtor të rrjetit të kanalizimit dhe deratizimin e bodrumeve dhe garazheve publike.

Në një njoftim të Komunës së Prishtinës thuhet se deratizimi (eliminimi i brejtësve), po ashtu ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.

Ky projekt vjen në kuadër të planit operativ të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Gjatë deratizimit, punëtorët që punojnë do të jenë të pajisur me rroba pune.

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë bashkëpunues me kompanitë që janë të angazhuara për ta realizuar projektin e deratizimit.

Exit mobile version