Piktori Tetovar Agron Saliu nesër në Tetovë e fillon turneun e ekspozitave në Maqedoni. Përveç Tetovës, Saliu eskpozitën do ta zhvendos edhe në Kumanovë dhe Kërçovë, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Do të ekspozohen 43 vepra nga portrete nga cikli i vizatimeve me titull ”Ata me një fytyrë”. Në këtë cikël ekspozohen vizatime për afro 10 vite, më saktësisht kjo është perditshmëria ime që më shoqëron. Vizatimi është pasionin im i madh dhe për herë të parë ekspozoj në Maqedoni pas ekspozitës në Sarajevë kurse ekspozita e Tetoves do të bartet në Kumanovë dhe Kërcovë.” thotë Saliu për Telegrafi Maqedoni.
Ekspozita e tij do të mbahet nesër në Galerinë e arteve pamore në Tetovë nga ora 20:00./Telegrafi/