Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se nesër në Shqipëri do të arrijnë edhe 38 mijë doza të reja të vaksinës antiCOVID.
Rama këtë e ka bërë të ditur mbrëmë përmes një postimi në Facebook.
“Pasnesër mbërrijnë 38,400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, ka shkruar Rama.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 3035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 631 qytetarë. /Telegrafi/