Në Gjykatën themelore Shkupi 1 do të vazhdojë nesër procesi gjyqësor i Prokurorisë Speciale Publike, i njohur si ”Fortesa 2”, që ka të bëjë me shkatërrimin e dokumentacioneve për blerjen e pajisjeve për përgjime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
PSP-ja ka marrë leje nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, shtëtë të punësuar të së cilës janë të akuzuar në këtë lëndë. Gjykata e obligoi PSP-në që të sigurojë deklasifikim të dëshmive./Telegrafi/