Nesër nga ora 11 deri ora 13 në sheshin ”Maqedonia” do të mbahet manifestimi tradicional ”Apriliada-Shkupi buzëqesh” për nxënësit e të gjithë shkollave fillore dhe çerdheve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në këtë ngjarje do të mbahet festival këngësh, do të ketë maska dhe do të performojë trupa e teatrit për fëmijë.
Ky eveniment do të mbështetet nga Bashkia e Shkupit, ndërsa në ora 20 do të ketë koncert në po të njejtin vend. /Telegrafi/