Site icon Telegrafi

Nesër në Shkup takohen ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Nesër ( e martë, 15 gusht 2017), me fillim në ora 09:30 në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, do të realizojë mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim të ftuar janë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë.

Shënim i takimit të parë nga sërë takimesh koordinatave të parapara me ambasadorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të diskutohen temat si që janë: Strategjia e zgjerimit të BE-së dhe cikli i ardhshëm i Raportit të KE-së për këta vende, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, Procesi i Berlinit dhe bashkëpunimi rajonal e cila rrjedh prej saj, shfrytëzimi efektiv i fondeve IPA, shkëmbim i informatave të interesit të përbashkët, bashkëpunimi ndërkufitar etj.

Para fillimit të takimit, parashihet që Zëvendëskryeministrit Osmani të jep deklarata për media. /Telegrafi/

Exit mobile version