Site icon Telegrafi

Nesër në Shkup protesohet për Almir Aliun

Për ditën e nesërme është paralajmëruar një protestë tjetër për rastin e Almir Aliut, i cili tashmë nuk jeton, pasi që u shtyp me veturë nga personi Boban Iliq, nga Kumanova.

Protesta është caktuar për në ora 13:00, para Prokurorisë Themelore Publike të Maqedonisë.

Shkak i protestave është bërë vendimi që aktakuza të ndryshohet nga vrasja në aksident komunikacioni me pasojë vdekjen.

Protesta mbahet me moton “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”./Telegrafi/

Exit mobile version