Site icon Telegrafi

Nesër në Shkup organizohet ”Turlitava – së bashku është më këndshëm”

Me rastin e 22 korrikut-Ditës që u kushtohet viktimave të veprave të urrejtjes, Komiteti i Helsinkit në Maqedoni do të organizojë edicionin e katërt të aktivitetit ”Turlitava – së bashku është më këndshëm”.

Nga ky komitet thonë se ideja për organizimin e këtij aktiviteti ka të bëjë me tejkalimin e mosnjohjes së ndërsjellë të grupeve të ndryshme etnike në Maqedoni, si arsye më e shpeshtë e situatave konfiltuoze, respektivisht situata që çojnë drejt veprave të urrejtjes.

Aktiviteti përfshinë gatimin e specialiteteve të ndryshme të kuzhinës shqiptaer, maqedonase, turke, rome, serbe, boshnjake, etj.

Aktiviteti do të organizohet nesër, 20 korrik, 2017./Telegrafi/

Exit mobile version