Aktivistët dhe disa shoqata ekologjike dhe iniciativa qytetare nesër do të protestojnë kundër ndërtimit të egra në Ohër. Ata nga Lagadin do të marshojnë deri në Ohër ku do të kyçen në performancën protestuese çka do të mbahet para ndërtesës së komunës.
Protesta paqësore e organizuar nga “Ohri SOS” dhe shoqata “Star Lagadin” e mbështetur nga “Go green-Bidi Zelen” ka për qëllim që të kthejë vëmendjen e institucioneve dhe opinionit tek rreziku serioz i Ohrit që ta humb statusin e trashëgimisë botërore UNESCO për shkak të shkatërrimit të bregdetit dhe Liqenit me zhvillimin e turizmit, në kushte me sistem jo zyrtar dhe tërësisht kolektor.
Nëpërmes kësaj proteste qytetarët kërkojnë nga komuna e Ohrit urgjentisht të propozojë moratorium sipas rekomandimit të UNESCO-s. /Telegrafi/