Cikloni nga Evropa veri-perëndimore këtë fundjavë do të ndikojë te moti dhe atë posaçërisht gjatë ditës së nesërme.
Gjatë ditës së nesërme, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale, ndërsa në orët paradite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të shiut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe në rajonin e Shkupit do të ketë kushte për reshje të shiut dhe stuhi lokale.
Temperaturat nuk do të ndryshojnë dhe do mbesin në intervalin prej 19 deri 25 gradë celsius./Telegrafi/