Site icon Telegrafi

Nesër në Maqedoni bëhet rotacioni i tetë i policisë sllovake

Nesër në Maqedoni do të arrijnë 15 policë sllovakë të cilët do t’i zëvendësojnë kolegët e tyre në kufirin maqedono-grek në Gjevgjeli. Është rotacioni i tetë i policëve sllovakë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Njësi të 15 policëve sllovakë do të zbatojnë aktivitete kontrolluese të përbashkët me policët e Maqedonisë në kufirin shtetëror me Greqinë, me qëllim parandalimin në fushën e sigurisë publike’, kështu thonë nga Ambasada e Republikës Sllovake përmes një kumtese.

Policia do të jetë me pajisje të përshtatur-automjete të terrenit, kamera për natën. Qëndrimi i policisë sllovake do të jetë 30 ditë me mundësi vazhdimi, njofton AIM.

Republika e Sllovakisë, nga marsi i 2016 ka dërguar në vend 190 policë. /Telegrafi/

Exit mobile version