Site icon Telegrafi

Nesër në Manastir do të ketë protesta për shkak të vdekjes së 6-vjeçares Jana

Nën moton “Të gjithë jemi Jana”, nesër në Manastir do të ketë protesta, pas vdekjes së 6-vjeçares Jana Hristovska nga Kravari i Manastirit, e cila javën e kaluar ndërroi jetë në Spitalin klinik të Manastirit.

Protesta është caktuar për në orën 19:00 në sheshin “Magnolia” në Manastir dhe organizatorë janë familjarët, të afërmit dhe miqtë e familjes Hristovski. Në pritje të raportit të autopsisë, e cila duhet të japë përgjigjet e sakta se çfarë e shkaktoi vdekjen e vogëlushes Jana, familjarët e familjes Hristovski kanë një qëllim që të tërheqin vëmendjen për kushtet në shëndetësinë në RMV.

Lexo po ashtu Vdekja e 6-vjeçares në Manastir, prindi me tregim rrëqethës se si i vdiq vajza

Jana ka ndërruar jetë më 22 mars pasi kishte marrë infuzion në Spitalin klinik në Manastir. Sipas deklaratave të prindërve, sheqeri i saj më pas u rrit nga 9 në 19 dhe situata u ndërlikua.

Pas inspektimit të jashtëzakonshëm, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar bëri të ditur se nuk ka pasur lëshime në mjekim dhe se vajza kishte probleme me zemrën./Telegrafi/

Exit mobile version