Site icon Telegrafi

Nesër në Kuvendin e Maqedonisë do të diskutohet për incidentet rrugore, ajrore dhe hekurudhore

Pas disa aksidenteve që ndodhën në komunikacionin rrugor, ajror dhe hekurudhor, për nesër në Kuvend është caktuar seancë e Komisionit për Transport dhe Lidhje për sigurinë e infrastrukturës.

Llogaridhënie do të duhet të jep edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reagim i tillë i pushtetit dhe opozitës vjen pas shqetësimeve në punën e sistemit të radarit dhe Kontrollimit të fluturimeve në navigacionin e Maqedonisë, trenit të dalë nga binarët dhe disa aksidente me autobusë që ndodhën gjatë periudhës së kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version