Kuvendi i Maqedonisë do të mbajë nesër seancë plenare ku do të diskutohet për ndryshimet e Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike dhe Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve, pëcjell Telegrafi Maqedoni.
Kështu ranë në ujdi sot bashkërenduesit e grupeve parlamentare me kryetarin e kuvendit, Trajko Veljanoski.
Grupi parlamentar i LSDM-së dhe opozitës së bashkuar kanë kërkuar qysh të premten që kuvendi të diskutojë për këto dy ligje, duke u bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta mbështetin nismën për propozim-ligje të reja për PSP-në dhe për mbrojtje të dëshmitarëve.
Ndërkaq grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së tashmë ka bërë të ditur se nuk do të mbështetë asnjë nismë për PSP-në./Telegrafi/