Telegrafi

Nesër në Kuvend LSDM dhe OBRM-PDUKM në takim të ri për Ligjin për Prokurorinë Publike

Pushteti dhe opozita maqedonase të hënën në Kuvend do të ulen në tryezë për të vazhduar bisedimet për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Ekipet e partive politike të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për Kanal5 vërtetuan se takimi do të mbahet në Kuvend të hënën në orë 14:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është takimi i parë i ekipeve negociuse për Ligjin për Prokurorinë Publike pas takimit të liderëve.

Nga OBRM-PDUKM deklarohen se pushteti refuzon zgjidhje për shkak se me propozimet e opozitës nuk mund të mbrohen funksionarët e përfshirë në afera korruptuese ndërsa pushteti thotë se nuk do të tejkalohen vijat e kuqe.

Mickoski nuk pret marrëveshjes dhe thotë se Zaev insiston me propozimin e tij, i cili siç thotë ai, sulmon politikisht kundërshtarët politik.

Për dallim prej Mickoskit, kryeministri shprehet optimist dhe i gatshëm të ulet përsëri me Mickoskin në tryezë./Telegrafi/