Komuna Aerodrom në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit, më saktë me ndërmarrjen publike ‘Higjiena komunale’, nesër dhe pasnesër, do të realizojë aksion për mbledhjen e hedhurinave të kabllove, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nesër aksioni do të zbatohen në Novo Lisiçe, rajoni qendër ‘Aerodrom’, lagjja Lisiçe dhe ajo e Epërme. Të gjithë qytetarët që do të kenë kabllo të pashfrytëzuara, në interval kohor prej 07:00-09:30, do të mund të kontribuojnë para shtëpive të tyre apo para objektit ku jetojnë në banesa kolektive.
Ndërsa më 13 maj, aktiviteti do të zhvillohet në lagjen Miruçin, Aerodromi i Vjetër, Ostrovë dhe Jane Sandanski.
Përveç kabllove, nënkuptohet edhe orendi dhe pjesë tjera, teknikë të bardhë, aparate elektrike për shtëpi (koftor, frigorifer, rrobalarëse, bojlerë), televizorë, kompjuterë por edhe gjë sende ndërtimi, informojnë nga komuna. /Telegrafi/