Site icon Telegrafi

Nesër në Bruksel do të prezantohet Plani 18 i Qeverisë së Maqedonisë

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në cilësinë e kryenegociatorit dhe kreut të delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, nga nesër do të kryesojë delegacionin e qeverisë në Bruksel në sesion pune me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ku do të prezantohet kapitulli 24, Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Siç njoftojnë nga zyra e zv. kryeministrit, gjatë vizitës në Bruksel, Osmani do të mbajë takim joformal me përfaqësuesit e Grupit Punues në kuadër të Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku dhe do të prezantohet Plani 18.

Osmani do të realizoj edhe takim me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn./Telegrafi/

Exit mobile version