Site icon Telegrafi

Nesër në Bruksel, Mogherini drekë pune me liderët e vendeve të Ballkanit

Nesër (e mërkurë) liderët e vendeve të Ballkanit do të zhvillojnë një drekë pune me shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Ky takim, në të cilin do të jetë i pranishëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të zhvillohet në mesditë.

Temë diskutimi pritet të jenë edhe zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Telegrafi.

Në takim do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiq. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version