Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Aktash”,”Muhaxhirët” dhe “Bregu i Diellit” në Prishtinë, se nesër 10 qershor 2016, e premte duke filluar nga ora 09:00-13:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, instalimi i ujëmatësve zonal në gypin furnizues fi 315 mm te rezervuari i Mirditës në Prishtinë. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e lagjeve të sipër përmendura”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”. /Telegrafi/