Nesër moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me me vranësira të vogla në pjesën perëndimore dhe lindore të vendit.
Gjatë mëngjesit do të ketë kushte për shfaqje të mjegullës. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë mesatare veri-perëndimore, ndërsa në pjesën jugore të Maqedonisë gjatë pasdites do të fryjë erë jugore.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -9 deri 1 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale nga 1 deri 9 gradë celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell ndërsa temperatura do të arrijë nga -6 deri 2 gradë celsius./Telegrafi/