Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga dita e nesërme, vendi do të ndikohet nga vranësirat e dendura.
Në një njoftim për media, nga IHMK bëjnë të ditur se temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të lehta nga 23-25 gradë Celsius, ndërsa vranësirat do të jenë të paqëndrueshme dhe vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu, të cilat me perioda do të vazhdojnë edhe ditën e premte.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në njoftim.