Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira dhe do të ketë ngritje temperaturash.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
IMHK njofton se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik dhe në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Po ashtu do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s./Telegrafi/