Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot me diell.
Sipas njoftimit nga IHMK temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta.
“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Në fushat barike do të ketë luhatje, por vlerat e tyre do të jenë për 9-12 milibar mbi normalen.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim./Telegrafi/