Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut, deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë-rruga lidhëse për Ferizaj.
Mbyllja bëhet me qëllim të vendosjes të sinjalizimit horizontal, transmeton Telegrafi.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, bën të ditur se rruga do të jetë e mbyllur nga ora 8:00 deri në orën 16:00.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka lutur qytetarët që t’i shmangen këtij segmenti gjatë ditës së nesërme./Telegrafi/