Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se gjatë të premtes do të mbyllen për qarkullim tri rrugë të Prishtinës.
Ahmeti tha se këto rrugë do të jenë të mbyllura deri të shtunën në ora 18:00.
“Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashe Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për qarkullim, prej ditës se premte, 23 tetor nga ora 07:30 deri të shtunën, 24 tetor në orën 18:00. Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë njoftim dhe që gjate kësaj kohe të i shfrytëzoni rrugët alternative”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/