Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër në orën 11:00.
Në këtë mbledhje do të vendoset për seancën e radhës parlamentare.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.
Pikat e papërfunduara nga Seancat e mëparshme:
1.Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
2.Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
3.Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,
4.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
5.Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
6.Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
7.Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
8.Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
9.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.
3.Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:
Interpelanca e ministrit të Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtimet zyrtare, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave