Telegrafi

Nesër mblidhet Kryesia e re e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të Legjislaturës VII.

Mbledhja e cila pritet të mbahet të hënën, në ora 11:00, dhe do të ketë në rend dite shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP.

Gjithashtu në rend ditë është edhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, bëhet e ditur në njoftimin për medie të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që Qeveria e re ende nuk është formuar

Ndërkaq, LDK ende insiston të kthej kryeparlamentarin.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa ka shprehur qëndrimin final të LDK-së që posti i kryetarit të Kuvendit t’i takojë partisë së tij./Telegrafi/