Telegrafi

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës për deportimin e gjashtë gylenistëve

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të ketë nesër takim me kryetarët e grupeve parlamentare për të shqyrtuar kërkesën e 40 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme lidhur me debatin parlamentar për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare fillon në ora 10.00.

Ndryshe, pas depërtimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka falënderuar presidentin Hashim Thaçi, ndërsa ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënëp “turp”.

Kritikat e tij kanë ardhur pas vendimit të Haradinajt për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi.

Kryeministri Haradinaj mbrëmë i është kundërpërgjigjur komenteve të shefit të turk, duke thënë se Kosova i kryen vetë punët e saj dhe nuk përzihet në punët e huaja të Turqisë. /Telegrafi/