Kryetarët e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen nesër. Sipas njoftimit për media, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të fillojë në orën 11:00.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancën plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
5. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
6. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
7. Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika,
9. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave