Me rastin e 10 qershorit – Ditës së aviacionit VING, për nesër është planifikuar fluturim mbi Shkup i një grupi të aeroplanëve nga ora 12:00 deri në ora 13:00.
Siç kumtoi QRMK – Shkup, grupi do të formohet nga nëntë aeroplanë dhe është planifikuar të fluturojë në formacionin 3-2-2-2 edhe atë: tre helikopterë MI-17 – drejtues i grupit, dy helikopterë MI-24, dy helikopterë Bell-206 dhe dy aeroplanë ZLIN-242L.
“Shpresojmë që qytetarët e qytetit të Shkupit të shijojnë fluturimin e aeroplanëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë të Veriut. Në të njëjtën kohë, në emër të të gjithë anëtarëve të aviacionit VING, gjatë kohës së pandemisë botërore të Kovid-19, urojmë që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të Veriut, të qëndrojnë me shëndet të mirë dhe me shpirt të gëzuar, të respektojnë rekomandimet për mbrojtje, dhe për të gjithë pacientët u dëshirojmë rikuperim dhe shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën e shkruar të major Sasho Pavllovskit.
Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, me rastin e shënimit të Ditës së aviacionit VING, nesër do të mbajnë fjalim edhe zëvendëskryeministri, si dhe ministrja e Mbrojtjes.
“Nëse lejojnë kushtet e motit, ceremonia do të përfshijë demonstrim të fluturimit nga aviacioni i Ushtrisë sonë, si dhe fluturimin e avionëve F-16 që kryejnë patrullimin e rregullt ajror të NATO-s mbi territorin tonë, i cili filloi me anëtarësimin tonë të plotë, e i cili sipas aranzhimit teknik, realizohet nga aviacioni ushtarak i Republikës së Greqisë”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.