Kryetari i Rilindjes Dekomratike Kombëtare (RDK), u ka dërguar ftesë partive politike parlamentare shqiptare që të marrin pjesë në takimin e radhës të kryetarëve të partive politike parlamentare shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Takimi do të mbahet më 19 korrik, pra nesër, me fillim në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë.
Thirrja, sipas Memedit, është në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të Partive Politike Shqiptare, të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së Partive politike parlamentare shqiptare./Telegrafi/