Telegrafi

Nesër mbahet seancë e jashtëzkonshme e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës, nesër nga ora 10:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë  është debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Kjo seancë ishte planifikuar të mbahej më 5 dhe 6 mars, megjithatë kërkesat u tërhoqën për shkak të shënimit të 21 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme ishte kërkuar nga partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe Alternativa bashkë me një seancë tjetër të jashtëzakonshme, atë të thirrur lidhur me bllokimin e KQZ-së nga ana e Presidentit të Kosovës. /Telegrafi/