Gjykata Kushtetuese nesër do ta mbajë mbledhjen e fundit para pushimit veror, kurse seanca e radhës do të mbahet më 1 shtator, të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sekretarja e përgjithshme e gjykatës, Olivera Filipovska, ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve ”META” se në seancën e nesërme nuk do të shqyrtohen nismat që ndërlidhen me PSP-në dhe kryqin në Butel.
Shqyrtimi i nismës për PSP-në është një nga kërkesat e protestuesve të ”Revolucionit Laraman” dhe të opozitës, kurse nisma e Ziadin Selës që lidhet me kryqin në Butel, më herët nuk pati përfundim, pasi që votat e gjykatësve ishin të barabarata./Telegrafi/