Telegrafi

Nesër mbahet protesta e radhës e ”Revolucionit Laraman”

”Revolucioni Laraman” ka vendosur që të protestojë kundër synimeve të qeverisë për emetimin e euro-obligacionit me vlerë prej 650 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e revolucionit thuhet se qytetarët e Maqedonisë tashmë kanë borxh 2200 euro, ndërkaq regjimi dëshiron që t’i futë në borxh edhe për 330 euro tjera, duke tentuar që të qeverisë në mënyrë kriminale.

Protesta është caktuar të nisë në ora 20, nga Prokuroria Speciale Publike./Telegrafi/