Site icon Telegrafi

Nesër mbahet programi orientues për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në koordinim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Prokurorinë e shtetit, Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës nesër pritet të mbajnë një takim të përbashkët.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e KQZ-së, në takim do të diskutohet për programin orientues të sigurisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Takimi do të fillojë nga ora 10:00.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen me 19 maj, ndërsa pjesëmarrëse në këto zgjedhje do të jenë tri subjekte politike, PDK, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Zgjedhjet do të mbahen me 19 maj./Telegrafi/ 

 

Exit mobile version