Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë do të mbahet mesha për shpirtin veprimtarit e Adem Demaçi.
Meshat do të mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00 dhe do të udhëhiqet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Atdhetari Adem Demaçi u nda nga jeta të enjten në moshën 83 vjeçare dhe sot iu dha lamtumira e fundit.
Trupi i Bacës Adem është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, përcjell Telegrafi