Site icon Telegrafi

Nesër mbahet konferenca “Mbështetja e të drejtave për punësim të personave me Sindromën Down “

Kolegji Universum në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova, organizojnë konferencë me temën; “Mbështetja e të drejtave për punësim të personave me Sindromën Down ” .

Përmes një komunikate, bëjnë të ditur se qëllimi i kësaj konference është që të krijohet një shoqëri gjithëpërfshirëse, dhe personat me Sindromë Down të merren më seriozisht në raport pune bazuar në ligjin e Republikën së Kosovës për personat me aftësi të kufizuar.

Në këtë organizim do të marrin pjesë edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e të tjerë.

Në fund do të shfaqet një dokumentar për projektin në fjalë.

Konferenca do të zhvillohet më 13 Janar 2020, në Kolegjin Universum duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit.

Exit mobile version