Telegrafi

Nesër Maqedonia merr edhe 59 milion euro borxh të ri

Nesër pritet që shteti të merr hua edhe 59 milion euro tjera, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në treg do të jenë letrat me vlerë gjashtëmujore, dymbëdhjetëmujore, si edhe obligacionet dhjetëvjeçare, që të gjitha pa klauzolë devizore.

Pritet që bankat të shfaqin interesin e tyre për letrat gjashtëmujorëshe, me vlerë prej 52 milion euro. Ndërkaq ditën tjetër, duhet të kthehet borxhi i vjetër me shifër të ngjashmë, pra 59.32 milion euro./Telegrafi/