Palët rivale për këtë rund janë këto: 2 Korriku – Kosova (V), Ramiz Sadiku – Ballkani, Istogu – Flamurtari, Vitia – Fushë Kosova, Hajvalia – Feronikeli, Ulpiana – Llapi dhe Ferizaj – Rahoveci.
Deçani në këtë rund ndeshjesh është ekip i lirë. Të gjitha takimet fillojnë në ora 13:00.
Epiteti i kryendeshjes i takon përballjes Hajvalia – Feronikeli që pozicionohen në pjesën e epërme të tabelës së klasifikimit. Feronikeli është lider me 28 pikë ndërsa Hajvalia është e dyta me 21 pikë. /Telegrafi/