Site icon Telegrafi

Nesër Kuvendi shpall konkurs për Prokuror publik

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër do të shpallë konkurs për zgjedhjen e prokurorit publik shtetëror, pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit nga ajo pozitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas nenit 41 të Ligjit për prokuror publik, Kuvendi me propozim të Qeverisë shpall emërimin e prokurorit publik në Gazetën Zyrtare, dhe së paku në dy gazeta tjera ditore, njëra prej të cilave që publikohet në gjuhën të cilën e flasin 20 për qind e qytetarëve dhe që është ndryshe nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga shpallja në Gazetën Zyrtare. Pas kësaj, gjithë biografitë e kandidatëve do të dërgohen në Këshillin e prokurorëve publik, i cili do të ketë 15 ditë afat për të dhënë mendim pozitiv ose negativ për kandidatët.

Nesër para deputetëve do të vendosen edhe Ligji për pagë minimale dhe Ligji për punëtorët e falimentuar.

Nga LSDM apeluan deri tek të gjithë deputetët në Kuvendin e Maqedonisë të përkrahin ndryshimet ligjore të propozuara për jetë më të mirë të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version