Telegrafi

Nesër kontrata për ANP-në

Udhëheqësit e Partneritetit Publiko-privat thonë se deri më tash gjithçka ka shkuar në rregull dhe së shpejt pritet që konzorciumi “Limak – Lyon” të ketë në menaxhim dhe në operim ANP-në.

“Ashtu siç është paraparë me këtë marrëveshje, pas nënshkrimit të kontratës Partneri privat si dhe autoriteti kontraktues, do të kenë edhe 180 ditë të tjera për përmbushjen e të gjitha kushteve paraprake për hyrjen në fuqi të kësaj kontrate. Ne kuadër të këtyre kushteve paraprake do të jetë edhe çështja e punëtorëve të ANP-së”, tha për “Lajm”, Nora Bakalli, nga Partneriteti Publiko-Privat.

Drejtori i hulumtimeve në Instituin”Riinvest”, Lumir Abdixhiku, tha se kalimi nga prona publike në atë private është proces i natyrshëm ekonomik.

Profesori Nagip Skenderi, thotë se institucionet e vendit duhet pasur kujdes në menaxhmentin e ri të ANP-së, që të shohin se me cilët partnerë ndërkombëtarë të fluturimeve do të aranzhoj aranzhmane dhe se si duhet ruajtur hapësira strategjike e vendit.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të ANP-së, Sylejman Zeneli, tha se kërkesë kryesore e tyre është që koncesionari ta njoh këtë sindikatë. “Ne po ashtu kemi kërkuar 5 vjet e ardhshme të mbahen punëtorët, dhe mendojmë se kjo do të realizohet dhe nuk do të ketë largim të punëtorëve”, tha Zeneli. /Telegrafi/