Nesër në Bozovcë të Tetovës do të mbahet manifestim tradicional ‘Karnavalet Ilire’ të Malësisë së Sharrit, si dhe tribuna shkencore dedikuar enkas këtij manifestimi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Bashkëorganizues të tribunës shkencore janë Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore te Shqiptarëve – Shkup dhe Këshilli organizativ i manifestimit në fjalë. Manifestimi do të zhvillohet në ora 9.30.
Ftohen të gjithë dashamirët e etnokulturës që të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore dhe bashkarisht të promovojnë vlera kulturore mijëvjeçare me taban autokton dhe mbarëkombëtar. /Telegrafi/