Tradicionalisht FFK-ja palët rivale i ka përcaktuar sipas sistemit të Bergerit gjysmë të dirigjuar.
Skuadrat fillimisht ndahen me numra e më pas në bazë të shortit i pari takohet më të fundit, i dyti më të parafundit e kështu me radhë.
Edicioni i ri i Raiffeisen Superligës së Kosovës do të fillojë me 20 gusht 2011 nga ora 17.00. Garat në Ligën e Parë dhe Kategoria e Junioreve do të fillojnë më 27 dhe 28 gusht. /Telegrafi/